All
Novel
Short Story
Poetry


Vegjetariania | The Vegetarian

Albanian

Fitues i Çmimit Man Booker Prize International

Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit
Përpara se makthet të fillonin, Yeong-hye dhe bashkëshorti i saj jetonin një jetë të zakonshme dhe të kontrolluar. Por ëndrrat – imazhet pushtuese të gjakut dhe të brutalitetit – e torturojnë atë, duke e nxitur të spastrojë mendjen dhe të refuzojë krejtësisht ngrënien e mishit. Është një akt i vogël pavarësie, por që ndërhyn në martesën e saj dhe vë në lëvizje një seri ngjarjesh gjithnjë e më groteske brenda shtëpisë. Ndërsa bashkëshorti i saj, kunati dhe motra secili grinden për ta kontrolluar, Yeong-hye mbron me fanatizëm zgjedhjen e saj, që është bërë diçka e shenjtë për të. Shpejt përpjekjet e tyre bëhen të dëshpëruara, duke i nënshtruar në fillim mendjen e më pas trupin, përmes dhunimeve gjithnjë e më furacake dhe perverse. Si rezultat, Yeong-hye futet gjithnjë e më shumë në një sjellje të rrezikshme e të ftohtë, jo vetëm ndaj atyre që janë më pranë saj, por edhe ndaj vetes.

Vlerësuar nga kritikët në mbarë botën, romani Vegjetariania është një rrëfim Kafkian me një alegori të errët për pushtetin, maninë, dhe luftën e një gruaje për t’u çliruar nga dhuna jashtë dhe brenda saj.
“Surreal… Një kombinim magjepsës i seksit dhe dhunës… i gjallë, i ngatërruar… Ashtu si një grua e çmendur dhe e mallkuar në mitologjinë klasike, Yeong-hye duket profetike në mënyrë të frikshme, dhe gjithnjë e më e marrë”.
—Alexandra Alter, The New York Times

Copyright © Han Kang all rights reserved